iPhone do të lehtësojë dërgimin e mesazhit “arrita” falë përditësimit të ri. Fraza klasike “më shkruaj kur të arrish në shtëpi” do të zëvendësohet nga një opsion në iOS 17 të quajtur “Check In”.
Ky opsion do të gjendet në Messages dhe me anë të tij mund të njoftoni dikë kur mbërrini të sigurt në destinacionin tuaj. Sapo një përdorues klikon “Check In”, personi tjetër njoftohet automatikisht sapo ai mbërrin.
Nëse ai nuk po përparon drejt destinacionit të tij, kontakti do të marrë informacion si vendndodhja, niveli i baterisë dhe gjendja e shërbimit celular.
Apple ka konfirmuar se informacioni mes dy palëve do të jetë konfidencial dhe i mbrojtur me të gjithë parametrat e sigurisë ndaj vetëm përdoruesi dhe kontakti i zgjedhur mund të kenë akses në të.
Nëse iPhone juaj i përket gjeneratave 8, 8 Plus dhe X nuk do të mund të instaloni sistemin e ri operativ të iOS. iPhone XS, XS Max dhe XR do të jenë modelet më të vjetra që do mund të instalohet iOS 17, i cili do të lançohet në Shtator.