Pasi të keni ngrënë ushqim të shpejtë të njohur si fast-food, ekspertët rekomandaojnë ndërmarrjen e një sërë veprimesh.
E para dhe kryesorja është konsumimi i ujit.
Siç njihet botërisht, ushqimet e shpejta janë të dëmshme për organizmin dhe mund të krijojnë telashe në rast se nuk ndërmerren masat. Uji bën largimin e toksinave të mbetura dhe ia mundëson organizimit një qarkullim normal e më të lirshëm të gjakut, shkruan revista “Eat This, Not That”.
Gjithashtu, ngrënia e ushqimeve të pasura me kalium mund të ndihmojnë në lehtësim. Ushqimet që kanë kalium përfshijnë bananet, portokallet, fasulet e zeza, avokadon dhe spinaqin.
Pasi të keni konsumuar ushqime të shpejta, konsumoni diçka nga produktet e lartcekura për ta zvogëluar “dëmin”, ndërsa edhe marrja me ushtrime fizike mund të ndihmojë.
Është e rekomanduar edhe konsumimi i farave, mollëve, kumbullave dhe dardhave.