Finalja e Champions League, Inzaghi: Të shkruajmë historinë, Guardiola “presion” Interit: Kësaj here do ia dalim

Stambolli do të presë sonte në mbrëmje finalen e madhe të Champions League. Në ‘Ataturk Stadium Manchester City dhe Inter do të përballen me njëri-tjetrin, për të bërë të tyre trofeun më të rëndësishëm për klube në kontinent.

Skuadra angleze kërkon triumfin për herë të parë në këtë kompeticion, nga ana tjetër klubi nga Milano kërkon fitimin për herë të katërt të këtij trofeu.

Në prag të përballjes, dolën në konferencë për shtyp trajnerët e të dyja skuadrave. Tekniku i zikaltërve, Simone Inzaghi tha se ata do të kërkojnë të shkruajnë historinë.

Simone Inzaghi: E dimë se çfarë loje duhet të bëjmë në finale. City është skuadra më e fortë në botë. Ata e kanë treguar në ndeshjet që kanë luajtur. Jemi krenar që kemi arritur deri këtu, do të bëjmë çdo gjë për të luajtur një lojë të mrekullueshme. Duhet të limitojmë gabimet tona dhe të bëjmë më të mirën. Kemi pasur disa momente të vështira, në të cilat ne jemi rritur e jemi bërë më të fortë. Kemi shkuar nga humbje të merituara në humbje të pamerituara. Kemi bërë një përpjekje të çmendur dhe falë kësaj kemi arritur në Stamboll. E dimë që kemi një mundësi të madhe për të shkruar historinë. E dimë që do të jetë shumë e vështirë, por ne do të përpiqemi. Së bashku është fjala që na ka sjellë këtu dhe së bashku do të përpiqemi që të fitojmë. Unë kam të njëjtën skuadër dhe jemi të qetë. Sa më shumë afrohet ndeshja, aq më shumë rritet tensioni. Meritat shkojnë për lojtarët. Ne i detyrohemi dhe një shtysë të fundit tifozëve dhe klubit.

Nga krahu tjetër, trajneri i anglezëve, Pep Guardiola i bëri ‘presion’ rivalëve.

Pep Guardiola: Dy vite më parë ishim në finale. Dy vite më vonë jemi rikthyer sërish. E rëndësishme është të jesh pas disa vitesh. Kjo është ajo që e bën një klub një klub të madh. Këtu mësova se emocioni i tepërt nuk është për ne. Do të përpiqemi për të bërë realitet një ëndërr. Ne patëm mundësinë dy vite më parë, por nuk ia dolëm. Këtë vit, besoj se do ia dalim. Kemi mësuar nga gabimet që kemi bërë. Ne do t’i qasemi kësaj loje siç kemi bërë në Premier League. Jam në finalen time të katërt si trajner. Champions League më ka dhënë më shumë sesa mund ta imagjinoja ndonjëherë./Limit.al