Ballina Kosova DRAFT-STATUTI i Ramës për Asociacionin/ Konjufca: Veprim i gabuar për të ulur...

DRAFT-STATUTI i Ramës për Asociacionin/ Konjufca: Veprim i gabuar për të ulur Kurtin

KOSOVË– Pas reagimit të qeverisë së Kosovës në lidhje me dreft-statutin e propozuar nga kryeministri Edi Rama në lidhje me zgjidhjen e tensioneve në veri të Kosovës ka ardhur dhe reagimt i kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufca. Ky i fundit e ka cilësuar të gabuar veprimin e Ramës.

Sipas kryeparlamentarit ky veprim i Ramës ka për qëllim vetëm që të ulë kryeministrin Albin Kurti në sytë e ndërkombëtarëve.

Glauk KonjufcaJo nuk kemi interes, sepse mendoj që kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Kryeministri shqiptar tha se është sekret, por nënkryetari jonë tha se e ka parë. Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash por asnjëri nuk ka pasur efekt në Kosovë. Nuk besoj se nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen. Në parim mendoj që është gabim pavarësisht përmbajtjes. Një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku. Ata takohen shpesh mendoj por ky ishte një veprim i anshëm./Limit.al