ITALI- Papa Françesku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pas ndërhyrjes që ai ka kryer. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.
Mateo Bruni: Ekipi mjekësor informon se fotografia klinike po përmirësohet në mënyrë progresive, dhe kursi pas operacionit është i rregullt. Pas mëngjesit, Shenjtëria e tij filloi të mobilizohet, duke kaluar pjesën më të madhe të mëngjesit në një kolltuk duke lexuar gazetat dhe ti kthehej punës.
Ati i Shenjtë kaloi një natë tjetër të qetë. Papa ndodhet që prej të mërkurës në spitalin Poliklinik Gemelli.
Kreu i Kishës Katolike iu nënshtrua një laparotomie dhe një ndërhyrje plastike për shkak të një hernieje në zonën e barkut. Operacioni zgjati tre orë dhe periudha pas operacionit kaloi pa asnjë problem./Limit.al