–Nikollë Camaj, kandidat për deputet i “ForumitShqiptar” në Zgjedhjet Parlamentare të 11 Qershorit 2023, mirëpritet të jetë deputet i Kuvendit Republikan të Malit të Zi-
Nga Ramiz LUSHAJ
1.
Nikollë Camaj është një malësor tipik për nga lartësia e shtatit e hapit, genit e fjalës; burrë tradicional hotjan e alpinpër nga atdhetaria, virtytet e qytetaria; veprimtar me bashkëkohorësi elitare për nga kultura e formimi vetjak, familjar, vllaznor; politikan panshqiptar dhe euroatlantik iklasit të parë; një emër që i ban nder Kohës, një personalitetqë e nderon Kombin e vet, prej ditëvotimit elektoral 11 qershor 2023, mirëpritet të jetë deputet i “Forumit Shqiptar” në Kuvendin e Malit të Zi.
Nikollë Camaj edhe dy herë të tjera, jo veç sivjet po edhema herët, e kishte emrin dhe votat shqiptare për me kanëdeputet në Kuvendin e Malit të Zi, sipas marrëveshjeveparaprake “xhentilmene” në partitë e koalicionet partiakeshqiptare, nëse ndonjëri të mos kthehej në “xhind për keq”, në“një djall politik”, e t’ia mohonte të drejtën e rrotacionitpolitik deputetor, t’ia rrëmbente të drejtën e mandatit, po kësajhere, si asnjëherë tjetër, “Forumi Shqiptar”-Nik Gjeloshaj, e ka logo e devizë “Besa për Zhvillim Europia”, çka domethanëse Camaj – i dyti i Listës së 60 kandidatëve të Forumit përdeputetë, e ka edhe Besën e këtij Forumi e kryesuesit të Tij, për një ulëse dinjitare në Kuvendin shumetnish të Malit të Zi, si një nga shqiptarët e shquar në Malin e Zi për shek. XXI.
2.
Nikollë Camaj është rritë me Politikën Shqiptare nëMalin e Zi, e ka rritë Politika Shqiptare në Malin e Zi, e ka rritë Politikën Shqiptare në Malin e Zi.
Ne e njohim portretin e tij bashkëkohor si një ndërShqiptarët e Mirë të Traditës së Genit të vet e të KombitTonë, po dhe si një Politikan Elitar i Kohës në Malin e Zi tujrrezatue me dituritë e veprimtaritë e veta edhe në RajoninBallkanik Shqiptar e në Mërgata Shqiptare nga Mbretëria e Bashkuar deri në Amerikë.
Nikollë Camaj është aktiv në skenën politike shqiptare, në Malin e Zi, në mbi tri dekada, në ma shumë se një çerekshekulli, në gjysmë kohë-vite të tij, në ma shumë se 10 mijëditë jete, në këta dy shekujt e fundit.
Nikollë Camaj ishte sekretari i parë i subjektit të parëpolitik shqiptar, i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, formueme 9 të shtatorit 1990, si “dallandyshja e parë” e pluralizmitpartiak në MZ, themelue nja 6 muaj pas formimit të LDK-sënë Kosovë dhe nja 3 muaj para PD–së në Shqipëri, ishte njënga partitë e para postkomuniste në Ballkan e EuropënJuglindore. Kjo parti, asokohe, u përshendet nga Shqiptarët e Politika Shqiptare në Shqipëri e në Ish Jugosllavi dhegjithandej nga Ndërkombëtarët euroatlantik, pati jehonë tëmirë në masmediat botërore.
Nikollë Camaj ishte kryetari i parë i kuvendit të Tuzit
Nikollë Camaj, kryehere, ishte Kryesues i “ForumitShqiptar”, i cili u themelue më 28 të dhjetorit 2018, ma sëparit, nga dy partitë shqiptare: Alternativa Shqiptare (ASH) dhe Lidhja e Demokratike Shqiptare (LDSH), ndërsa me 29 dhjetor 2019 iu bashkue edhe Unioni Demokratik iShqiptarëve (UDSH), të cilët kanë qënë në bashkari në disanga Zgjedhjet Parlamentare të viteve të fundit, deri tek kjo e tanishmja elektoriadë: 11 qershor 2023. Gjithnjë e kanë pasënga një deputet (ulëse) në Kuvendin shumetnik të Malit të Zi, çka do të ndodhin njejtësisht e mrekullisht edhe kësaj rradhe, me fitoren e kandidatit për deputet Nikollë Camaj i Tuzit e Shqiptarisë.
3.
Nikollë Camaj është shumëdimensional në jetën e veprimtarinë e tij të gjithashme: përveçse politikan, është imirënjohur edhe si profesor letërsie; një mësimdhanës përmbidy dekada në gjimnazin e Tuzit, duke pritë e përcjellë shumëgjenerata gjimnazistësh.
Nikollë Camaj është edhe studiues i mirë i letërsisë, ihistorisë së Vendlindjes e Kombit, i politikës shqiptare e rajonale, etj. duke kumtuar deri edhe në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë me 13 maj 2022 etj.
Nikollë Camaj është edhe përkthyes i mirë dhe i njohur, veçmas nga gjuha boshnjake në gjuhën shqipe, siç ishte edhebotimi ma mbramë: “Gjerdani nga Shanllëurfa” i pinjollit ngaTuzi, Ruzhida Axhoviq, që jeton e veprimtaron në Sarajevë, icilësuar si një nga gazetarët më të mirë të Rajonit Ballkanik.
Nikollë Camaj është dhe publicist, njiherit edhe nëdetyrën misionare, vullnetare e përplot përkushtime pune e sakrifikime, si Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi- media PanShqiptare e NdërBallkanike (Shqipëri–Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut), duke qënë pjesmarrës elitar, duke kumtuar apo përshendetur nëveprimtari të tilla PanShqiptare-NdërBallkanike-EuroAtlantike, si në “Takimet e Plavë-Gucisë” (2019, 2021), në “Takimi i Shkodres” (23 tetor 2021, në bashkëpunim me bashkinë e Shkodres), në “Takimi i Madh i Prishtinës” (13 maj 2022, në bashkëpunim me komunë e Prishtinës”, si dhenë “Kuvendi i Madh i Ulqinit” (29 prill 2023).
Nikollë Camaj për veprimtarinë e tij të shumashme e tëvazhduesshme është nderuar edhe me çmime të ndryshme, siÇmimi i Madh “Dardania” (2021), “Ambasador i Paqes”, Çmimi i Lartë “Ndoc Nikaj” (2019) etj.
Nikollë Camaj asnjëherë nuk iu largua linjes kombëtare, të trashëguar nga paraardhësit e vet.
Nikollë Camaj, së bashku me subjektin që e kryeson, LDSH– është njëra prej shtyllave të “Forumit Shqiptar”, brendit që dëshmoi se si Shqiptarët mund të jenë tësuksesshëm kur bashkohen, si në Zgjedhjet e dy–herëve nëkomunën e Tuzit dhe të disa–hershme në KuvendinRepublikan të Malit të Zi.
Edhe kësaj here, është koha që Shqiptarët e Tuzit e Podgoricës, të Ulqinit e Gucisë, të Plavës e Rozhajës në Maline Zi, që Shqiptarët e këtyre trevave etnike shqiptare komunareqë jetojnë e veprimtarojnë në Amerikë, në Europë, në Ballkan, të votojnë masivisht me votën e tyre kombëtare shqiptare për“Forumin Shqiptar”, për deputetin e ardhshëm Nikollë Camaj, për Listën Zgjedhore Parlamentare të këtij Forumi me tri parti shqiptare aleancore të suksesshme.
9 qershor 2023