Ballina Kryesore Pulë e mbushur me arra dhe rrush të thatë

Pulë e mbushur me arra dhe rrush të thatë

Përbërësit: 1 pulë e freskët, 1 qepë, 2 lugë gjelle vaj, 250 gr oriz, 500 ml lëng pule, 100 gr arra të thërmuara, 30 gr rrush i thatë, kripë dhe piper i zi

Përgatitja: Pulën ziejeni në ujë të bollshëm me kripë. Mbasi të keni grirë qepën, skuqini në vaj derisa të zbutet. Më pas shtoni orizin e skuqini të gjitha bashkë për 3-4 minuta në temperaturë të ulët

Orizin e skuqur hidheni në një tavë furre dhe  shtojini lëngun e pulës. Tavën vendoseni në furrën e parangrohur në 200⁰C derisa të shterojë i gjithë lëngu (sipas recetës së Receta-gatimi.info)

Mbasi të jetë bërë largojeni nga furra, shtoni rrushin e thatë dhe arrat e thërrmuara dhe me këtë masë mbusheni pulën e zier. Shtoini kripë dhe piper.

Pulën e mbushur vendoseni në furrën e nxehtë dhe vazhdojeni pjekjen edhe për 10-15 minuta të tjera ose derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.

T’ju bëjë mirë!