Nga Agim BAJRAMI – poet nga Çamëria

E martē pasdite .Shi qē pikon

Dhe njē trumcak që drithēron pranē meje

Sot nuk mē ka marrē askush në telefon

Pērveç njē reje

 

Ajo ma nisi dhe këtë shi

Apo më saktē e krijoi vetēm pēr mua

Sikur ta dinte që tani

Vetēm muzikën e tij dua

 

E mērkurē nē mbrēmje ,Trafik i rënduar

Dhe njē orkestēr e ç’ akorduar borish

Sot kisha qejf diku pēr tē shkuar

Po u ktheva sērish

 

E humba rrrugēn

Apo mē saktē , ngatērrova adresën, ku do tē shkoja

Kêto ditë kam qené kaq shumē i turbullt

Dhe ndjej njē si tharje te goja

 

E enjte në darkē

I ndeza gjithē dritat nē dhomē dhe oborr

Nē pērpjekje të harroj kētê terr tē vrazhdtē

Qē më kundron si horr

 

Gjithmonē prej tij kam pasur frikē

(Terri dhe vdekja janē binjakē )

E di qē drejt tyre, njē ditē do të ik

Por hē, pēr hē po ç’lodhem pak…!