- Mbi tre miliardë njerëz mbështeten në oqeane dhe dete për jetesën e tyre.
- Oqeanet përmbajnë 50-80 përqind të të gjithë jetës në Tokë.
- Vetëm një përqind e oqeaneve është e mbrojtur ligjërisht.
- Rritja e shtuar e algave të dëmshme është masivizuar vitet e fundit; ato mund të shkaktojnë vrasje masive të peshqve dhe të ndotin prodhimet e detit me toksina.
- Oqeanet ndihmojnë në minimizimin dhe normalizimin e ndryshimeve klimaterike duke ruajtur sasi të mëdha të dioksidit të karbonit. Por rritja e niveleve të emetimeve të karbonit po rrit aciditetin e ujërave oqeanike dhe detare.
- Rreth 70 përqind e oksigjenit që thithim prodhohet nga oqeanet.
- Deti është shtëpia e strukturës më të madhe të gjallesave në botë – Barriera e Madhe Koralore në Australi është e gjatë rreth 2,600 km dhe mund të shihet nga Hëna.
- Ne kemi eksploruar vetëm rreth pesë përqind të oqeaneve dhe deteve të botës dhe ka shumë më tepër që duhet të zbulohen.
- Sipas Regjistrit Botëror të Llojeve Detare (WoRMS), aktualisht ka të paktën 236,878 specie detare të emërtuara.
- Rreth 90 përqind e të gjithë aktivitetit vullkanik ndodh në oqeane.