Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen të enjten e kësaj jave në Tiranë.
Ky takim zhvillohet në kuadër të iniciativës “Open Balkan”.
Kryeministrat pritet të diskutojnë përmbushjen e asaj çfarë është dakordësuar në takimet e shkuara të “Open Ballkan”.
Situata në rajon e posaçërisht zhvillimet në Veri të Kosovës do të jenë pjesë e diskutimeve.
Vendi i zgjedhur për këtë takim është një prej hoteleve hapur kohët e fundit në qendër të Tiranës.