Nëse doni të shikoni hënën e parë të plotë për këtë vit, atëherë mbajini sytë drejt qiellit këto dy ditë.

Ashtu si çdo vit Hëna do të afrohet me Tokën dhe do të ofrojë pamje magjepsëse pasi do të duket me e ndritshme se zakonisht dhe më e madhe.

Pamje këto që vijnë vetëm tre herë gjatë një viti kalendarik. Për shkak se hëna afrohet me orbitën e tokës ajo merr ngjyrë të kuqërremtë.

Por pse quhet hëna e plotë e qershorit?

Sipas mediave të huaja, fiset amerikane e quajnë hëna e plotë e luleshtrydheve. Kjo pasi hënën e plotë në qershor, ata e lidhnin, me pjekjen e luleshtrydheve të egra. Ky frut ishte i rëndësishëm për dietën e tyre dhe ceremonitë fetare, dhe hëna e plotë ishte një sinjal për ta mbledhur atë.

Ndërkohë fise të tjera indigjene e lidhnin këtë fenomen natyror me muajin e mjaltit. Hëna tjetër e plotë do të ndodh gjatë muajit korrik dhe më pas në gusht.