Ballina Kryesore Mauritania – Femrat detyrohen të jenë të shëndosha pasi obeziteti konsiderohet simbol...

Mauritania – Femrat detyrohen të jenë të shëndosha pasi obeziteti konsiderohet simbol i pasurisë

Në një vend afrikan, vajzat detyrohen të jenë të shëndosha. Në Mauritania, gra të tilla janë një simbol i bukurisë. Për shkak të këtij simboli, disa prindër ende i detyrojnë vajzat të jenë obeze duke i detyruar ato të konsumojnë deri në 16,000 kalori në ditë, që është madje gjashtë herë më shumë se sasia e kalorive që është e nevojshme për një mashkull të rritur.

Një trup i shëndoshë është ideali i bukurisë femërore në Mauritania. Kjo traditë zuri rrënjë shumë shekuj më parë, kur bagëtitë e majmura konsideroheshin simbol i pasurisë. Po kështu, nëse vajza që do të martohet është e shëndoshë, kjo është dëshmi se ajo vjen nga një familje e pasur ku kishte ushqim të bollshëm. Në këtë vend, ku një trup i madh konsiderohet i bukur dhe strijat konsiderohen seksi, vajzat e reja dërgohen në kampe speciale në shkretëtirë, ku ato ushqehen fjalë për fjalë me forcë dhe kështu përgatiten për martesë.

Edhe pse në vitin 2003 qeveria e Mauritanisë filloi një fushatë kundër abuzimit të fëmijëve dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet shëndetësore të obezitetit, në zonat rurale kjo traditë është ende e rrënjosur thellë. Kjo praktikë, siç shpjegohet nga një gazetar mauritanian, imponohet nga burrat, të cilët vlerësojnë dhe duan të martohen vetëm me vajza obeze.

Në vendin që ndodhet midis Saharasë Perëndimore dhe Senegalit, të qenit mbipeshë është e dëshirueshme, është një shenjë e pasurisë dhe prestigjit pasi vendi lufton me mungesën e ushqimit.

Gazetari amerikan Thomas Morton hetoi këtë problem kulturor. Por detyra e tij nuk ishte vetëm të vëzhgonte atë që po ndodhte, por edhe të konsumonte ushqimin e grave mauritaniane dhe suplemente të rrezikshme ushqimore.

Zakonisht për mëngjes hanë bukë të njomur me vaj ulliri dhe pinë qumësht deveje. Ushqimi nuk ndalet gjatë gjithë ditës, dhe menuja përfshin mish dhie, fiq, makarona…

Morton zbuloi se shumë vajza e shohin atë si torturë, por që prindërit janë të pamëshirshëm. Pas vetëm dy ditësh në këtë dietë, gazetari amerikan ka shtuar gjashtë kilogramë dhe gjatë gjithë kohës ka ndjerë fryrje dhe të përziera.

Ndoshta për shkak të problemeve të ngjashme, gratë në Mauritania përdorin metoda të tjera të majme, të cilat nuk rëndojnë stomakun e tyre, por janë shumë të dëmshme për shëndetin e tyre.

Dr. Muhamed Old Madene, doktor i mjekësisë urgjente, thekson se në Mauritani, veçanërisht në zonat rurale, numri i pacientëve femra me diabet, hipertension, sëmundje të zemrës dhe depresion është në rritje.