Dramë në Francë, tifozi bën për spital futbollistin

Një dramë e vërtetë ndodhi në ndeshjen e ligës së dytë franceze, Bordeaux-Rodez. Ndeshja u ndërpre për shkak të një incidenti të ndodhur në fushën e lojës dhe më pas u morr vendimi përfundimtar për të mos rifilluar më.

Një tifoz i dehur, i identifikuar si fans i Bordeaux hyri në fushën e lojës dhe shtyu e goditi një prej futbollistëve miq, gjatë momentint kur ata shënuan golin e avantazhit, në minutën e 22-të sfidës. Ultrasi hyri në fushën e blertë nga pjesa e pasme e tribunës që ndodhet pas porte dhe shtyu autorin e golit për skudrën e Rodez, Lucas Buades.

Në pamje dallohen dy lojtarë që bien menjëherë përtokë dhe një prej tyre pretendon për një goditje të fortë në kokë.

Edhe pse në pamje duket një goditje e lehtë dhe një rrëzim qesharak, u desh ndërhyrja e barrelës dhe futbollisti i dëmtuar u transferua menjëherë drejt spitalit, teksa zyrtarët e ndeshjes morën vendimin që përballja të mos rifillonte, sepse lojtarët ishin të tronditur.

Sipas mediave franceze, futbollisti i Rodez Lucas Buades ka pësuar një goditje në tru.

Statusi i ndeshjes do të vendoset nga Komiteti Disiplinor, por Bordeaux rrezikon një humbje në tavolinë, që do të rezultonte fatale për ngjitjen në elitën e futbollit francez, në javën e fundit të kampionatit./Limit.al