Përbërësit: 200 gr mish të grirë, 1 qepë, 1 kungull, 1 karrotë, 2 lugë gjelle miell, 1 gotë kos, 1 vezë, majdanoz, nenexhik, kripë dhe piper të kuq
Përgatitja: Grimë qepën imët e më pas e kavardisim me 1 lugë gjelle gjalpë dhe mishin e grirë e kavardisim deri sa të zverdhet. Shtojmë erëzat, kripën, karrotën, kungullin, të cilët i kemi prerë në kubikë të vegjël, 1 litër ujë dhe e lëmë të ziejë për 10-15 minuta.
Ndërkohë në një tas rrahim vezën, pak miell, si dhe kosin, i përziejmë derisa të na bëhët një masë kremoze. Shtojmë një gotë ujë të ftohtë tek supa shtojmë kosin me vezë dhe lëmë deri sa të marrë një valë duke e përzjerë lehtë ngadalë (raporton Gatimeshqiptare.com). Në fund shkrijmë pak gjalpë dhe i shtojmë 1 lugë kafe piper të kuq.
Servirim supën duke shtuar në fund 1 lugë gjelle gjalpë.
T’ju bëjë mirë!