Megaoperacion anti-drogë në Krujë, Lezhë dhe Shkodër, asgjësohen mijëra fidanë kanabis

Policia e Shtetit vijon me aksionet policore, kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Së fundmi, aksioni anti-drogë është shtrirë në qarqet Lezhë, Shkodër dhe në zonën e Krujës.

Efektivët e Policisë të këtyre drejtorive dhe Komisariateve evidentuan dhe gjetën 6262 fidanë narkotikë kanabis sativa, të cilat më pas u asgjësuan.

Më konkretisht, në qarkun e Lezhës u gjetën 4557 fidanë dhe bimë narkotike kanabis, ku 1700 bimë në fshatin Gernac, Milot, 1335 bimë në fshatin Selitë, Milot, 1000 bimë në fshatin Kallmet të Lezhës, 289 bimë në fshatin Lester, Milot dhe 233 bimë në malin e Shëngjinit.

Në Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 830 bimë kanabis në fshatin Sumë, të Njësisë Administrative Pult.

Ndërsa në Krujë, gjatë operacioneve në fshatin Shkretë dhe malin e Brretit, u evidentuan dhe asgjësuan 875 fidanë kanabis sativa.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet masive të territorit, nga toka dhe ajri, si dhe megaoperacionet policore kundër tentativave për të kultivuar cannabis sativa.

Në Krujë, Lezhë dhe Shkodër janë zhvilluar 3 megaoperacione, si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore.

Asgjësohen në total 6262 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Strukturat hetimore të Policisë vijojnë veprimet e thelluara për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.

✅Në Krujë, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 9-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën 875 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, konkretisht: 580 fidanë në fshatin Shkretë dhe 295 fidanë në malin e Brretit.

✅Në qarkun Lezhë, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 8-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, u gjetën 4557 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht: 1700 bimë në fshatin Gernac, Milot; 1335 bimë në fshatin Selitë, Milot; 1000 bimë në fshatin Kallmet, Lezhë; 289 bimë në fshatin Lester, Milot dhe 233 bimë në malin e Shëngjinit.

✅Në qarkun Shkodër, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 4-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në fshatin Sumë, njësia administrative Pult, u gjetën 830 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Megaoperacionet policore antikanabis “Territor i pastër”, “Imazhi” dhe “Alpe të pastra”, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse pranë gjykatave në Durrës, Lezhë dhe Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./Limit.al