KOSOVË-Përfundon protesta e serbëve në Komunën e Zveçanit. Turmat e njerëzve janë larguar ndërsa Policia dhe forcat e KFOR vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo tensionikm të mundshëm të situatës. Dhe dita e sotme nuk u mbyll pa incidente pasi disa persona thyuen sërish xhamat e makinave të Policisë së Kosovës dhe sulmuan efektivët. Dhe media nuk ka shpëtuar pa sulme këtë të mërkurë kur protestat e dhunshme regjistruan ditëne katërt të tyre.
Që në orët e para të mëngjesit KFOR rrethoi me tela me gjemba Komunën e Zveçanit ndërsa kordoni i sigurisë u vendos 50 metra larg zyrave të godinën. Serbët që u mblodhën që herët në mëngjes shpalosen në mëngjes një flamur gjigant të Serbisë dhe bënë thirrje kundër Kosovës.
Ndërkohë kur situata në Zveçan ishte e tensuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti fluturoi në Bratislavë të Sllovakisë ku iu takua me shefin e diplomacisë europiane Joseph Borrell dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak. Kurti është treguar i prerë se nuk do të ketë tërheqje pasi sipas tij zgjedhjet janë legjitime dhe të pranuara dhe nga ndërkombëtarët.
Pas takimit Borrell tha se situata në veri të Kosovës mbetet shqetësuese dhe kërkoi zgjidhjen e sa mëprarshme të konfliktit nëpërmjet dialogut. Borrell ftoi dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç në takim, por ky i fundit e refuzoi ftresën.
Joseph Borrell: Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për depërshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur.
Nga ana tjetër Vuçiç ka kërkuar ndihmën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Vuçiç i kërkoi homologut të tij turk në një bisedë telefonike që ta ndihmojë Serbinë të stabilizojë paqen në rajon.
Aleksandër Vuçiç: Presidenti turk Erdogan pyeti për situatën aktuale në Kosovë dhe Vuçiç e informoi atë për ngjarjet që çuan në përshkallëzimin e dhunës. Ai gjithashtu pyeti kreun turk shteti të përdorë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Pas protestave të dhunshme të regjistruara pak ditë më para dhe këtë të hënë me dhjetëra qytetarë serbë në komunën e Zeçanin vijojnë të mblidhen çdo ditë para godinës së komunës për të penguar hyrjen në zyrë të kryekomunarit shqiptar të zhgjedhur më 23 maj pas bojktoti që Lista Serbe u bëri zgjedhjeve. Policia dhe Njësia Sopeciale ka marrë në mbrojtje godinën ndërsa janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe efektivëvë, të cilët për të shpërndarë turmën kanë përdorur gaz lotësjellës. Situara e tensuar vijon të jetë dhe komunat e Zubin Potoku dhe Lsposaviçit./Limit.al