Ballina Kryesore Pastiçe në furrë me salcë domatesh

Pastiçe në furrë me salcë domatesh

Përbërësit: 400 gr salcë domate, 2 thelpinj hudhër, 600 gr njoki me patate, 250 gr mocarela, vaj ulliri ekstra i virgjër, borzilok, kripë, djathë parmixhano

Përgatitja: Hedhim vajin e ullirit në një tigan me një thelpi hudhër të shtypur. E lëmë hudhrën të skuqet dhe të aromatizojë mirë vajin dhe më pas e largojmë. Shtojmë salcën e domates dhe e lëmë të gatuhet në zjarr mesatar për disa minuta. Pasi të jetë gati shtojmë kripën dhe borzilokun.

Ziejmë njokët në ujë të bollshëm me kripë dhe i kullojmë kur të dalin në sipërfaqe. Më pas i përziejmë në një tas së bashku me salcën e gatuar të domates, djathin mocarela të prerë në kubikë dhe djathin parmixhano të grirë (sipas recetës së Shqiptarja.com). I trazojmë mirë dhe të gjithë masën e hedhim në një tavë të cilën e vendosim në furrë të nxehtë në 180°C për 10 minuta.

Pastiçet janë gati për t’u servirur në tavolinë.

T’ju bëjë mirë!