Dëshmia para GJKKO-së, Henrik Hoxha: Isha me bluzë dhe kapele të OFL-së kur ekzekutuam vëllezërit Haxhia, donim të vrisnim njërin, por ndërruam mendje

Duke çaluar në Gjykatën e Posaçme dhe përballë trupës gjykuese, Henrik Hoxhaj ka dëshmuar edhe për vrasjën e vëllezerve Haxhia.

Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia ndodhi më 27 prill 2020, te tregu i makinave, në qytetin e Durrësit.

Sipas tij, para vrajse ai ka qëndruar 6 ditë në shtëpinë e Nuredin Dumanit. Ky i fundit jetonte me familjen e tij në banesëm dykatëshe.

Pasi Dumani, thotë Hoxhaj, ka siguruar armet dhe makinen dhe shoferin kemi dal në veprime tej i penduari shton se Klevis Alla ishte shofer në ngjarjë, Nuredin Dumani ishte pasagjer e ndërsa vet ai qëndronte mbrapa.

Ai ka ka treguar se ditën e ngjarjes ka qenë i veshur me një bluzë të OFL-së dhe një kapele po me të njëjtin mbishkrim.

Sipas Hoxhajt, plani fillimisht ka qenë për të vrarë njërin prej vëllezërve Haxhia duke iu referuar si shoferi. Por që më pas vendosën t’i vrasin të dy.

Sipas Hoxhajt, Nuredini i ka thënë se për për vrajsjen e vëllezeërve Haxhia ishte financuar nga Erjon Alibej, pasi ky i fundit dyshohet se ishte i përfshirë në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i tij, xhaxhai dhe një shtetas turk.

Henrik Hoxhaj: Pasi morëm njoftim se vëllezërit dolën në rrugë kemi parakaluar mjetin e tyre dhe kemi qëlluar mbi xham. Nuredinit i ngeci arma e zjarrit dhe pasi konstatuam se kishin humbur jeten u larguam. Duke qënë se unë isha me tuta të shkurtra disa prej ciflave të xhamit më ranë këmbë dhe aty u gjakosa. Disa njolla gjaku me ranë në makinë. Të nesërmen jam takuar me Dumanin në Tiranë, ku erdhi më dha një shumë prej 30 mijë eurosh. Makinën e përdorur në ngjarje, thotë Hoxhaj e kishin marrë Beldar Muçës. Pas ngjarjes makina u vendos të çmontohej, por nuk e di se çfarë ndodhi më pas./oranews/Limit.al