Nga Ibrahim HAJDARMATAJ
Antare i Komitetit Veteraneve LANÇ Nderi i Kombit
Humanisti atdhetar, njerëzor, qytetar, Ram Geci, sikurse në vitin 2022, e ka abonuar prapë edhe këtë vit (2023) edhe Komitetin e Veteranëve të Tropojës, me 5 copë “Gazeta e Alpeve”, ndaj për këtë vlerësim e nder veteranët ia kanë shprehur mirënjohjen e tyreedhe në “Gazeta e Alpeve”, por dhe në rrjete sociale.
-Biznesmeni humanist Ram Geci në Tiranë i ka kryer 50 abonime-dhuratë në “Gazeta e Alpeve” për vendlindjen e tij Bytyçin dhe Berishën e Brigjeve (Njësia Administrative Bytyç), për Komitetin e Veteranave të Tropojës, për Shoqatën “Drini, Gjakovë-Shkodër, etj. –
Biznesmeni nga Bytyçi ynë, humanisti i mirënjohur Ramë Geci i “Tirana International Hotel & Conference Centre” dhe i Kompanisë “Geci”, edhe për vitin 2023 i bëri me vullnet e dëshirë të mirë 50 abonime-dhuratë në gazetën e mirënjohur “Gazeta e Alpeve”- një media PanShqiptare e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut).
Nga këto 20 abonime-dhuratë në “Gazeta e Alpeve”, Ram Geci i Bytyçit i bëri për vendlindjen e tij- Njësinë Administrative të Bytyçit, për shkollen e mesme të Pacit (ish nxënës i saj), për shkollen e mesme të Zogajve, për fshatin e tij të lindjes, për kryetarët e fshatrave të Bytyçit e të Berishës së Brigjeve, për të afërm e miqë të tij në Bytyç e Bajram Curri.
Humanisti atdhetar, njerëzor, qytetar, Ram Geci, sikurse në vitin 2022, e ka abonuar prapë edhe këtë vit (2023) edhe Komitetin e Veteranëve të Tropojës, me 5 copë “Gazeta e Alpeve”, ndaj për këtë vlerësim e nder veteranët ia kanë shprehur mirënjohjen e tyreedhe në “Gazeta e Alpeve”, por dhe në rrjete sociale.
Gjithashtu, ka abonuar edhe Shoqatën Mbarëkombëtare “Bytyçi, Tiranë-Prizren dhe disa të afërm e miqë të tij.
Sivjet, për herë të parë, biznesmeni humanist Ram Geci, ka kryer 10 copë abonime edhe për Shoqatën “Drini, Gjakovë-Shkodër”, i cili prej vitesh është edhe “Antar Nderi” i kësaj shoqate që lobon fuqishëm edhe për Korridorin Adriatik-Alpe, për Rrugën Bregut të Drinit, nga Prishtina e Gjakova në Shkodër e Shëngjin dhe deri në Ulqin e Tivar. Kryetari i kësaj shoqate, Halil Ahmeti, ish deputet i Kosovës, Veteran i Luftës së fundit të Kosovës, drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Kosovën, në emrin e Tij dhe në emrin e kësaj shoqate me histori rreth 20 vjeçare (antar i së cilës jam edhe unë, I.H.), i shprehë Mirënjohjen e tij biznesmenin humanist Ram Geci për këtë akt-dhuratë me 10 copë “Gazeta e Alpeve” që iu shkojnë me “HejPosta” tek zyra e tyre e re në në qytetin e Gjakovës.
Këto rreth 50 abonime në “Gazeta e Alpeve” nuk janë dhuratë e pakët, por një akt e shembull i lartë i Ram Gecit, i cili në këto gjashtë vite kalendarike e ka ndihmuar me sponsorizime edhe median “Gazeta e Alpeve” për të pasë cilësi e jetëgjatësi të saj, për të pasë këtë shtrirje kaq të madhe në Rajonin Ballkanik Shqiptar dhe në Europë e Amerikë, për të siguruar një tirazh të lartë, duke arritë të jetë gazeta shqiptare me shtrirjen gjeografike më të madhe në Rajonin e Ballkanit dhe në mërgata shqiptare në botë.
Ram Geci, ky biznesmen i njohur, edhe më herët, në prill 2020, i solli për malësorët e tij Bytyças, në kohën e Pademisë Covid-19, rreth 300 pako ndihma (miell, vaj, sheqer, oriz, makarona, etj. dhe me produkte të kujdesit shtëpiak) me një kuotë financiare 4 mijë lekë të reja, në Pac, Veliq, Vlad, Çorraj, Zherkë, Kepenek, Zogaj e Prush dhe në Berishën e Brigjeve.
Humanisti Ram Geci ka sponsorizuar edhe veprimtarinë e veçantë e të bukur “Festa e Bjeshkëve” në Sylbicë të Bytyçit, një festë që prej vitesh, në muajin gusht, po bëhet tradicionale e mbarëkombëtare. Kaq i madh e i ndjeshëm është ky sponsorizim i tij saqë shumëkush i thotë dhe “Festa e Ram Gecit”. Biznesmeni bujar Ram Geci, për Festen e Bjeshkëve në Sylbicë ka sponsorizuar dekorin, programin dhe drekën madhore për pjesmarrësit bjeshktarë dhe nga vrrini, të ardhur dhe nga shtete e treva shqiptare në Ballkan dhe nga Diaspora.
Po ashtu, biznesmeni fisnik Ram Geci ka financuar edhe “Festën e Bytyçit” në Parkun Kombëtar të Dajtit, Festën e Plisit të Bardhë, Festën e Vendlindjes së Tij, që është kthyer në një Festë Kombëtare Shqiptare, duke ndihmuar në mënyrë bujare me drekën e begatë në “Ballkoni i Dajtit”, etj. Festa e Bytyçit organizohet prej vitesh kaq e bukur, shumë cilësore, me pjesëmarrje nga Lugina e Preshevës e Sanxhaku deri në Çamëri, nga Amerika e Europa, etj. sepse ka mbështetjen edhe të birit të saj fisnik, i sojshëm, bujar, biznesmenit Ram Geci i kompanisë “Geci” dhe i Tirana International Hotel & Conference Centre.
Ram Geci është njeri mirënjohës, i lidhur ngushtë me vendlindjen e tij, me fëmijërinë e shkollën e tij të mesme në Pac të Bytyçit, duke e sponsorizuar rikonstruksionin tërësorë e plotorë të kësaj shkolle, duke e kthyer atë në një mjedis shkollor plot kulturë, mjaft funksional, edhe modern.
Humanisti qytetar e atdhetar Ram Geci ka sponsorizuar edhe pajisjen e zyrës së Veteranëve të LANÇ-it për Tropojën, si dhe ka sponsorizuar botimin e shumë librave të autorëve të Tropojës dhe shumë veprimtari të ndryshme kulturore-artistike e sportive.
Shembulli i mirë i “Tirana International Hotel & Conference Center” në qënder të metropolit shqiptar, tashma i kthyer me sallat e tij në një ambient akademik, diplomatik e kulturor me veprimtaritë e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, i kthyer në një mjedis me shërbim të kulturuar në bar-kafe, restorante, në dhomat e hotelit 15-katësh etj, zgjerimi e rritja e këtij hoteli me një hotel-kullë të lartë etj. dëshmojnë aftësitë e biznesmenit dhe kulturën e tij të familjes e kohës sonë. Nëpërmjet shtypit jo vetëm njihemi me arritjet kombëtare e ndërkombëtare, por mësojmë nga eksperienca e Ram Gecit të Bytyçit.
Unë, duke qënë Kryetari më i vjetër në zonën e Bytyçit (tashma mbi 75 vjeçar) edhe një herë tjetër, edhe këtë vit (2023) i shprehi përsëri në emër të kolegëve kryetarë të fshatrave tona, edhe kësaj here, urimin tonë të përbashkët: Tu rrittë Ndera, o Ram GECI ynë!