Ballina Kosova S’ka qetësi në veri/ Serbët sulmojnë Policinë, tentojnë të hyjnë në objektin...

S’ka qetësi në veri/ Serbët sulmojnë Policinë, tentojnë të hyjnë në objektin e Komunës në Zveçan! Efektivët hedhin gaz lotësjellës

KOSOVË– Sërish tensione në veri të Kosovës. Raportohet se serbë kanë tentuar që të futen me forcë në objektin e komunës së Zveçanit.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë duke u pozicionuar tek hyrja e objektit ndërsa forca të shtuara policie janë shpërndarë në terren.

Siç shihet edhe nga pamjet, policia ka përdorur sprej lotsjellës për të zmbrapsur sulmin e serbëve.

Ashtu si dhe pak ditë më parë qytetarët janë mbledhur oara godinës së Komunës dhe nuk lejojnë kryekomunarin e zgjedhur që të futet në zyrë. Ndërkohë ambasadori amerikan në Kosovë ka thirr në takim kryetarët e komunave në veri./Limit.al