Ballina Kryesore Elseid Hysaj protagonist me gol te Lazio, Milan i “falet” Giroud, “kuqezinjtë”...

Elseid Hysaj protagonist me gol te Lazio, Milan i “falet” Giroud, “kuqezinjtë” mposhtin Juventusin në Torino

Lazio mposhti Cremonesen me rezultatin 3-2 dhe morri përsëri vendin e dytë, duke rikthyer Interin në vendin e tretë. Por ai që bëri lajm në këtë sfidë ishte Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në këtë përballje.

29-vjeçari realizoi golin e parë të sfidën që në minutën e 4-t, pas një kombinimi mjaft të bukur me shokun e skuadrës Immobile.

Hysaj qëndroi në lojë për 80 minuta, ku përveç golit bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Milinkoviç-Saviç realizoi 2 golat e tjerë për Lazion, ndërsa për ekipin nga Cremona shënuan Galdames dhe një auto-gol i Lazzarit.

Ndërkohë, në super sfidën e javës së 37-të të Seria A, Milan arriti një triumf të madh në Torino, ndaj Juventusit.

Kuqezinjtë fituan me rezultatin 0-1.

Oliver Giroud bëri të heshtë ‘Allianz Stadium’ me golin e shënuar në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë të lojë edhe pse pati raste për shënim nga të dyja skuadrat, lojtarët nuk arritën dot t’i konkretizonin me gol, duke u fiksuar rezultatin i pjesës së parë.

Me këtë fitore të besuarit e Piolit sigurojnë matematikisht pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, duke u renditur në vendin e 4-t me 67 pikë, ndërsa ‘Zonja e vjetër’ mbetet jashtë Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjet e tjera të kampionatit italian, Bologna-Napoli u mbyll në baraspeshë 2-2, Verona-Empoli përfundoi 1-1 dhe Monza-Lecce 0-1./Limit.al