Një tjetër media ndërkombëtare ajo amerikane CNN e rendit Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere, mes vendeve si Tailanda, Peruja, Malta apo Italia.

CNN ka publikuar një foto nga qyteti historik i Krujës ndërsa shkruan se Shqipëria është një perlë mesdhetare.

“Ku të shkoni këtë verë: 12 ide destinacioni. Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia”, shkruan CNN.