NATO mesazh të FORTË Kosovës pas tensioneve në veri

KOSOVË– Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka dhënë mesazh të fortë këtë të dielë Prishtinës zyrtare. Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme Joseph Borrell.

Pas bisedës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kërkoi nga qeveria e Kosovë se duhet të de-përshkallëzojë tensionin dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues.

Përmes një postimi në Twitter Soltenbeeg shkruan sd Prishtina dhe Beogradi duhet t’i bashkohen dialogut të udhëhequr nga BE-ja tani, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit. Së fundi, ai siguroi se forca paqeruajtëse e NATO-s do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt.

Çfarë ndodhi dy ditë më parë

Dy ditë më parë u regjistruan një sërë tensionesh dhe përplasjesh të dhunshme mes Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale, Forcave të Eulex dhe KFOR me qytetarët serbë, të cilët kundërshtonin zgjedhjen e kryekomunarëve në komunat në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, Ata u mblodhën para komunave dhe penguan hyrjen e drejtuesve në zyra. Kjo situatë degradoi në pak minuta dhe serbët në Kosovë sulmuan Policinë, u vunë flakën makinave të rendit dhe plagosen katër efektivë. NATO, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar masat e ashpra të qeverisë Kurti dhe kanë kërkuar nga palët të ulin tensionet dhe të vazhdojnë rrugën e dialogut të iniciuar nga Brukseli./Limit.al