Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përgatitur tashmë vendimin për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanologjike duke i dhënë plotfuqi Akademisë së Shkencaveqë drejtohet nga Skënder Gjinushi.
“BalkanWeb” ka siguruar projektvendimin nga burime pranë MAS, i cili pritet të firmoset nga kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, Akademia e Studimeve Albanologjike dheinstitutet në varësi të saj shkrihen dhe i bashkëngjiten Akademisë Shkencave, e cila merr dhe të gjitha asetet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.
Kjo VKM që pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave bie ndesh me ligjin për arsimin e lartë dhe me ligjin për Akademinë e Shkencave.
VENDIMI
1.– Mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së StudimeveAlbanologjike dhe transferimin e të gjitha të drejtave dhedetyrimeve të saj tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
2.– Njësitë kryesore ekzistuese, Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeliakademik i këtyre njësive, aktualisht pranë Akademisë sëStudimeve Albanologjike riorganizohen si njësi të kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, brendadatës 31 Dhjetor 2023.
3.– Të gjitha asetet, pasuritë e luajtshme dhe tëpaluajtshme në administrim të Akademisë së StudimeveAlbanologjike, kalojnë në administrim të Akademisë sëShkencave të Shqipërisë, e cila ka detyrimin t’i ruajë dhe t’imirëmbajë pasuritë në administrim dhe nuk mund tëndryshojë apo tjetërsojë destinacionin e tyre.
4.– Akademia e Studimeve Albanologjike ka këtodetyrime:
a).- Të marrë të gjitha masat për transferimin e studimeve për doktorantët e padiplomuar në ciklin e tretë tëstudimeve, për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, qëplotësojnë kriteret ligjore për transferimin e studimeve, nëinstitucione të tjera të arsimit të lartë, vendase apo të huaja, qëofrojnë programe studimi në fusha të njëjta apo të ngjashme.
b).- Të përgatitë dosjen për çdo doktorant, që plotësonkriteret ligjore për transferimin e studimeve, me dokumentacionin e nevojshëm dhe t’ia vendosë nëdispozicion doktorantëve, pa detyrim financiar shtesë nga ana e tyre, brenda datës 31 Gusht 2023.
c).- Të përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportitdosjet e doktorantëve që nuk do të tërhiqen nga doktorantëtpërkatës, brenda datës 08 Shtator 2023.
d).- Të dorëzojë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponon dhe mbi bazën e të cilitka zhvilluar veprimtarinë e saj akademike dhe kërkimore-shkencore, në strukturat përgjegjëse, sipas legjislacionit nëfuqi për arkivat.
e).- Të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Arsimitdhe Sportit çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e tëgjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim.
5.– Akademia e Studimeve Albanologjike të marrë masa që të vijojë ushtrimin e veprimtarisë së saj deri në transferimine plotë të njësive përbërëse pranë Akademisë së Shkencave tëShqipërisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
6.– Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministriae Kulturës, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, për zbatimin e këtij vendimi.