Përbërësit: 1.5 litra qumësht, 2 të verdha veze, 10 lugë gjelle sheqer. 1 lugë kafeje vanilje, 7 lugë gjelle niseshte, 1 pako biskota të thjeshta të thërrmuara, një grusht arra të thërrmuara, kanellë

Përgatitja: Në fundin e tasave të zupave formoni një shtresë me biskota të thërrmuara.

Në një tenxhere ku keni vendosur për të zier qumështin, shtoni të verdhat e vezëve që i keni rrahur më parë me sheqer dhe niseshte. E përzieni vazhdimisht masën derisa të trashet. Sapo të arrihet trashësia e dëshiruar shtoni vaniljen. E përzieni sërish.

E heqim tenxheren nga zjarri dhe nisim mbushjen e kupave. I mbushim të gjitha me krem deri në gjysëm e më pas hedhim një shtresë me biskota të thërrmuara.

Më pas hedhim pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave. Në fund shtojmë sërish një shtresë me biskota të thërmuara edhe arra nëse preferoni.

Pasi janë ftohur futen në frigorifer zupat konsumohen të ftohta.

T’ju bëjë mirë! /Neps.al /Limit.al