Përbërësit: 225 gr djathë çedar, 4 lugë gjelle gjalpë pa kripë, 135 gr miell, 3 lugë gjelle ujë të ftohtë, 1 lugë çaji kripë, 3 lugë çaji piper të kuq
Përgatitja: Ngrohni furrën në temperaturë 180⁰. Në një tas të madh bashkoni djathin, gjalpin, piperin dhe kripën. I rrihni mirë me ndihmën e një rrahësi elektrik.
I shtoni miellin dhe ujin në të njëjtën kohë. Vazhdoni ta trazoni derisa të krijoni një masë homogjene brumi.
Nëse ju duket shumë e thatë shtoni edhe pak ujë. Ndajeni brumin në dy pjesë, e mbështillni me letër kuzhinë dhe e lini në frigorifer për 30 minuta.
Do të nxirrni brumin, do e punoni për së gjati dhe me ndihmë e një thike do të prisni në formë rrethi brusketat me trashësi 2 cm.
Pas kësaj i vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine. Duhet të kenë një hapësirë nga njëra-tjetra.
I piqni për 15 minuta ose derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.
T’ju bëjë mirë! /Receta-gatimi.info /Limit.al