Ballina Bota Stoltenberg: Ndihma ndaj Ukrainës nuk e bën NATO-n dhe aleatët e saj...

Stoltenberg: Ndihma ndaj Ukrainës nuk e bën NATO-n dhe aleatët e saj palë në konflikt

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e vlerësoi vendimin e SHBA-së dhe disa vendeve perëndimore për furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë F-16, si një ide të mirë, duke thënë se ndihma e Ukrainës për të mbrojtur veten nuk do ta bënte NATO-n palë në konflikt.

Stoltenberg mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para takimit, kreu i NATO-s tha se do të shkëmbejnë mendime me ministrat e Mbrojtjes të BE-së se si të rritet dhe përshpejtohet mbështetja ushtarake për Ukrainën.I pyetur nëse e konsideron ide të mirë vendimin për t’i dhënë avionët luftarakë F-16 Ukrainës, Stoltenberg tha: “Mendoj se është ide e mirë. Gjithashtu mirëpres vendimin e disa vendeve të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, për të filluar trajnimin e pilotëve (ukrainas)”.

“Ukraina ka të drejtë të mbrohet. E drejta për vetëmbrojtje është në Kartën e OKB-së. Ne e ndihmojmë Ukrainën ta ushtrojë këtë të drejtë. Është e drejta jonë t’i ndihmojmë ata të mbrojnë rregullat e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar përballënjë sulmi. Kjo nuk e bën NATO-n dhe aleatët e saj palë në konflikt”, tha Stoltenberg.