Anglia është një nga vendet ku makinat drejtohen në krahun e majtë, me timonin e vendosur në të djathtë. Megjithatë Anglia nuk është i vetmi shtet, por e njëjta gjë ndodh edhe në Australi, Japoni dhe disa vende në Afrikës Jugore. Kjo nuk është bërë për të dalë ndryshe nga pjesa tjetër e botës.
Në fakt nuk ishte Anglia ajo qe e ndryshoi anën e shoferit, por 70% tjetër i botës. Zgjedhja për të drejtuar timonin e makinës në të majtë ka dy shpjegime, një historik dhe tjetri shkencoro/mekanik: që në Mesjetë, ushtarakët kanë qenë të detyruar të mbanin anën e majtë, në mënyrë që të kishin mundësi të nxirrnin shpatën me dorën më të fortë, që është e djathta.
Një zakon ushtarak bëhet më pas detyrues pas kërkesave këmbëngulëse të Papa Bonifacit VIII: shekuj më vonë do të jetë revolucionari Robespier ai që do e thyejë këtë rregull, duke revolucionarizuar drejtimin e udhëtimit. Vetë Napoleoni ruajti zakonin e drejtimit të udhëtimit në të djathtë, duke qenë dhe vetë mëngjërash.
Shpjegimi më teknik ka të bëjë me formën e makinave të para. Frenat e dorës në fillim u vendosën në pjesën e jashtme të anës së djathtë, çka bëri të nevojshme pozicionimin e timonit dhe shoferit në të njëjtën anë. Me përparimin teknologjik, frenat e dorës u zhvendosën brenda në makinë, në një pozicion qëndror, për të inkurajuar përdorimin e dorës më të fortë dhe kështu vendi i shoferit lëvizi në të majtë.