SHKUP– Tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë rindizen sërish. Këtë herë ndryshimet kushtetuesepër të përfshirë pakicën bullgare në preambulën e saj përplasin palët në Bruksel.
Sipas qeverisë bullgare, këto ndryshime kushtetuese janë thelbësore dhe kërcënom se nëse nuk merren parasyshbnga pala maqedonase mbi Shkupin zyrtar do të vendoset sërish vetoja.
Ndryshimet e kushtetutës maqedonase kërkohen në kuadër të marrëveshjes me Bullgarisë për zgjidhjen e kontradiktave për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike si kusht për vazhdimin e negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Edhe ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer theksoi se negociatat mund të hapen vetëm me ndryshimin e Kushtetutës./Limit.al