Përbërësit: 600-800 gr karkaleca, 100 ml gjalp, 2 thelpinj hudhra, pak kripë, pak piper të zi, pak piper rozë, një tuf e vogël majdanoz
Përgatitja: Pastroni karkalecat vetëm nga zhgualli dhe fija e zezë duke i bërë një të çarë vertikale në kurriz. Në bark i bëni një të prerë të vogël që gjatë pjekjes karkalecat mos të mblidhen.
Gjalpin shkrijeni në një rnë ku do të shtoni dhe 2 thelpinj hudhër të grirë imët dhe sapo të filloj të shkrihet hiqeni nga zjarri dhe bashkoni majdanozin e grirë imët.
Rreshtoni karkalecat në një tavë. Hidhini kripën, piperin dhe piperin rozë. Spërkatini komplet me gjalpin e aromantizuar me hudhër dhe majdanoz dhe vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200⁰ për 15 minuta, jo më shumë pasi ju thahen nesë i keni karkaleca të mëdhenj, por nëse janë të vegjël lërini dhe më pak. Shërbejini me majdanoz të freskët dhe ullinj.
T’ju bëjë mirë! /Gatimeshqiptare.com /Limit.al