Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Baldushkut, në kryeqytet, ku për pasojë ka humbur jetën një 17-vjeçar.
17-vjeçari Sh. V duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën anësore.
Për pasojë, i mituri ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë një tjetër aksident i rëndë u regjistrua mesditën e së martës, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Sipas Policisë mësohet se janë përplasur dy automjete dhe si pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar dhe është lënduar pasagjerja që ndodhej në makinë më të, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Limit.al