MALI I ZI- Shpesh, vitet e fundit, peshkatarët në Bojan kthehen duarbosh në shtëpi nga peshkimi i natës, por arsyeja e rrjetave bosh dhe grepave “të thatë” nuk qëndron në mungesën e aftësive apo përvojës, makthi i tyre janë grupe të organizuara gjuetarësh pa leje nga fqinjët.
Shqipëria që shteron rezervën e peshkut të lumit, duke depërtuar thellë në territorin e Malit të Zi. Këtë e kanë konfirmuar për “Vijesti” disa peshkatarë nga Ulqini, të cilët kanë kërkuar që të mos u përmenden emrat për shkak të hakmarrjes së mundshme.
“Pas çdo denoncimi në polici për gjueti të paligjshme, i gjejmë mjetet lundruese të rrënuara. Nuk është e pamundur që gjuetarët të kenë lidhje edhe nga ana jonë e kufirit me Policinë”, tha një nga peshkatarët për “Vijesta”.
Në dhjetë vitet e fundit, thotë ai, janë formuar disa grupe gjuetarësh të paligjshëm që gjuajnë përgjatë lumit, shpesh deri në pirun dhe gojën e përbashkët me, siç pretendojnë, “bekimin” e flotës shqiptare të kufirit.
“Fillimisht peshkonin me eksploziv në ujërat tona një dekadë e gjysmë apo dy më parë, tani përdorin energjinë elektrike. Bateri nga 12 volt në 220 volt. Mjetet i kanë pa leje, por kanë ka edhe një motor elektrik jashtë bordit, i cili e bën gjuetinë plotësisht të heshtur”, pohon peshkatari ynë.
Një tjetër peshkatar kujton se teksa ishte duke peshkuar natën “me shkop” në hyrje të kanalit të Shaskës, papritmas vuri re se peshku filloi të dilte nga uji në mënyrë të pakontrolluar. Menjëherë më pas ai vuri re një mjet lundrues shqiptar po përdorte energjinë elektrike për të vrarë peshqit.
“Ata nuk i kushtuan vëmendje as ankesave të mia, por vazhduan gjuetinë pa leje”, tha ai.
Peshkatarët tanë thonë se peshkatarët shqiptarë i pranojnë se janë të pafuqishëm pasi siç pretendojnë ata, gjuetarët pa lejë bashkëpunojnë me policinë. Sipas ekspertëve, nga rrymat e peshkimit, përveç të rriturve vuajnë edhe peshqit më të rinj, duke shkaktuar një dëm në ekosistem./Përkthyer dhe përshtatur nga Vijesti-Limit.al