Ballina Kryesore Qofte me patëllxhanë

Qofte me patëllxhanë

Përbërësit: 4 lugë vaj ulliri, 1 qepë, 3 patëllxhanë, 1 vezë, 1 tufë majdanoz, 5-6 lugë miell, kripë, piper, spec i kuq pluhur, mozarella në kubikë, galetë për skuqjen, vaj vegjetal

Përgatitja: Në vaj ulliri skuqim 2 minuta qepën e prerë imët. Shtojmë patëllxhanët të cilët i kemi prerë në kubikë. Pasi janë zbutur komplet, i kalojmë në një tas dhe i lëmë për disa minuta të ftohen. Më pas shtojmë vezën, majdanozin, miellin dhe erëzat.

Formojmë qoftet dhe vendosim në mes një kub të vogël mozarella. I kalojmë në galetë dhe më pas i skuqim nga të dyja anët.

Shijojini të ngrohta dhe do ju pëlqejnë shumë!

T’ju bëjë mirë! /Limit.al