Liverpool ngel pa Champions, lot dhe emocione në “Anfield”, Tottenham rrezikon trenin e Europës

Liverpool tashmë i thotë lamtumirë Champions Leagues për edicionin e ardhshëm. ‘Të kuqtë’ u ndalën në një barazim 1-1 me Aston Villan. Në këtë mënyrë shuhen shpresat e Liverpool-it për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi ekipi mbetet në vendin e 5-të, me 66 pikë, 3 më pak se Newcastle e Manchester United, që kanë edhe dy sfida për të zhvilluar ende.

Jacob Ramsey zhbllokoi sfidën në ‘Anfield’, në minutën e 27-të për miqtë.

Në fundin e takimit, Roberto Firmino vendosi baraspeshën për skuadrën e Jurgen Klopp, që e mbyll kështu aventurën e tij me fanellën e Liverpool, pas 8 sezonesh me ‘The Reeds’.

LIVERPOOL-ASTON VILLA (VIDEO)

Pas fërshëllimës së trefishtë të arbitrit, braziliani ‘shpërtheu’ në lot, teksa përshëndeste tifozët, që për 8 vite e duartrokitën dhe brohoritën për të.

Ndërkohë Tottenhem rrezikon mospjesmarrjen, në asnjë nga kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. Skuadra londineze u mposht në shtëpi nga Brentford, me rezultatin 1-3.

‘Spurs’-at bënë një nisje të mirë të lojës, duke realizuar në minutën e 8-të një super gol, me anë të Harry Kane.

Miqtë kthyen lojën në favorin e tyre dhe bën një përmbysje të madhe. Mbeumo realizoi dopietë në minutat 50 dhe 62. Suksesin për Brentford e vulosi Wissa, në minutën e 88-të.

Me këtë disfatë, Tottenham mbetet në vendin e 8-të me 57 pikë dhe ndodhet jashtë zonës që të dërgon në Europë.

Manchester United arrin një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Bournemouth, duke siguruar pjesëmarrjen në Champions.

‘Djajtë e kuq’ triumfuan me rezultatin 0-1, me golin e vetëm të sfidës të shënuar nga Casemiro, në minutën e 9-të.

BOURNEMOUTH-MANCHESTER UNITED (VIDEO)

Skuadra e Ten Hag shkon në kuotën e 69 pikëve./Limit.al