Shumë njerëz pretendojnë se janë në gjendje të ndiejnë shiun që vjen përpara se të fillojë të bjerë. Arsyeja, shpjegojnë ata, është në erën që ndjehet në ajër, e ndryshme nga të gjitha të tjerat, e cila ju bën të kuptoni kur shiu është afër. Por a është vërtet e mundur?
Sipas shkencës, ka prova për të mbështetur këtë pretendim. Arsyet janë kryesisht të natyrës kimike, siç shpjegon “IFLScience”, dhe kanë të bëjnë me grimcat e shiut në tokë dhe erës.
Rëndësia e “petrichor”- Fjala petrichor vjen drejtpërdrejt nga greqishtja “petros”, që do të thotë gur, dhe “ichor”, lëngu që rridhte në venat e hyjnive të lashta pagane. Fjala i referohet asaj arome të njohur në mënyrë të pashpjegueshme që lëshohet nga toka pas një shiu, veçanërisht pas një periudhe të gjatë thatësie. Termi u krijua për herë të parë në 1964 nga mineralogistët Isabel Joy Bear dhe Richard Thomas.
Pse na duket kaq tërheqëse?- Arsyeja shkencore është se një bakter normal i tokës, Streptomyces, prodhon një substancë të quajtur gjeosmin. Është pikërisht kjo erë që na tërheq kaq fort. Në fakt, hunda e njeriut është e stërvitur në kapjen e gjurmëve të kësaj substance. Prandaj, bakteret krijojnë gjeosmin për të tërhequr kafshët veçanërisht insektet dhe jovertebrorët e tjerë, por edhe kafshët më të mëdha të cilat mbulohen në sporet e tyre dhe më pas shpërndahen në distanca më të mëdha.
Rëndësia e ozonit- Prania e ozonit është një tjetër tregues që na ndihmon të vërejmë një shi të afërt. Ky kimikat i veçantë ka një erë shumë ndjellëse.
Pse ozoni paralajmëron hundën për shiun?- Ozoni formohet nga tre atome oksigjeni (O3), është i pranishëm në natyrë, por mund të krijohet edhe nga energjia elektrike, si rrufeja ose një burim artificial, i cili ndan azotin e pranishëm në atmosferë nga molekulat e oksigjenit. Era e ozonit në ajër mund të tregojë afrimin e shiut, pasi rryma atmosferike e shqetësimit e dërgon ozonin në nivelin e tokës, ku njerëzit mund ta ndjejnë atë.