Ballina Kryesore “Shumë vetëve ua thyen qafën fjala e nxituar”- Thënie holandeze

“Shumë vetëve ua thyen qafën fjala e nxituar”- Thënie holandeze

Limit.al ju sjell më poshtë 21 thënie nga Holanda:

Duhet të kesh më shumë se një shigjetë për një hark.

Një grua e vetme në qytet bën më shumë zhurmë se njëqind burra.

E puthura nuk vuloset në ballë, por në zemër.

Është art i madh të mbetesh i mençur në mesin e të marrëve.

Është vështirë të mbash një maskë për një kohë të gjatë.

Fal shumë, ai që di shumë!

Fëmijët e vegjël janë si dhembje koke, ndërsa fëmijët e mëdhenj – si dhembje zemre.

Kur djalli hyn në Kishë, rrin në altar.

Kush don të lozë me macen, të presë edhe gërvishtjen.

Kush nuk fillon nga e para, vështirë të arrijë në fund.

Kush s’ndihmon vete, nuk meriton të ndihmohet nga të tjerët.

Kush thotë se ka mjaft kohë, vonohet.

Marrëzia ka krahët e shqiponjës dhe sytë e bufit.

Mëshira ndaj ujqërve është padrejtësi ndaj deleve.

Në një punë janë të rëndësishme tri gjëra: të fillosh, të vazhdosh dhe të mbarosh.

Pema që bën kokrra të mira rritet ngadalë.

Pula më me kënaqësi e bën vezën aty ku gjen edhe një tjetër.

Shtëpia me komshinj të mirë vlen më shumë sesa floriri.

Shumë vetëve ua thyen qafën fjala e nxituar.

Zoti e bëri oqeanin, por holandezët e bënë Holandën.

Zoti nuk paguan çdo javë, por ai paguan në fund.