Përbërësit: 500 gr domate të vogla, 500 gr bukë e pjekur e prerë në 12 feta, 2 lugë vaj ulliri, 400 gr fasule, 2 karafil hudhër, 1 lugë gjelle uthull balsamike, 60 gr rukola
Përgatitja: Si fillim ndizni furrën. Mënjanë lini gjysmën e domateve të vogla dhe gjysmën tjetër do e përgatisni.
Mbasi furra të jetë ngrohur, futeni bukën për 2 minuta në secilën anë ose derisa buka të jetë lehtësisht e tharë.
Mbasi buka të jetë thekur, çojeni në një pjatë të madhe shërbyese. Piqni domatet duke i kthyer herë pas here, për 4-5 minuta ose derisa domatet vetëm fillojnë të mblidhen.
Domatet e bëra i çoni në një pjatë. Domatet që ndatë veç në fillim i prisni në feta. Vendosini në një tas me fasule, hudhra, uthull, rukola dhe vaj.
Me një lugë merrni përzierjen e fasuleve në mënyrë të barabartë dhe hidheni mbi bukën në pjatë.
Organizojini me rregull domatet dhe përzierjen e fasuleve. Më pas marinojeni me piper dhe brusketat janë gati.
T’ju bëjë mirë! /Gatimeshqiptare.com /Limit.al