Kontestimi i 2 votave gjatë numërimit në Kurbin, të dielën e 14 majit, dyshohet të jetë zanafilla e atentatit ndaj ish-deputetit socialist Armando Prenga.
Islam Ismajli, babai i 26-vjeçarit Fatbardh Ismajli që qëlloi 3 herë me armë në drejtim të ish-deputetit Prega, ka dhënë shpjegime rreth kësaj ngjarje të rëndë, ku i implikuar dyshohet se është djali i tij.
Sipas tij, 2 ditë përpara ngjarjes, ditën e hënë ai është rrahur duke u goditur fizikisht, nga vëllai i ish-ligjvënësit, Arben Prenga.
Shkak i këtij konflikti janë bërë kontestimi nga ana e Ismajlit, të 2 fletëve të votimit, pasi Islami ishte vëzhgues në qendrën e numërimit të votave, në KZAZ nr.15 në Kurbin.
Por refuzimi nga ana e Islamit, për t’i futur 2 votat në llogaritë e votave të kandidates së PS-së për bashkinë Kurbin, Majlinda Cara, ka ndeshur në kundërshtinë e Arben Prengës.
Në debat e sipër, Arben Prenga ka ushtruar dhunë fizike ndaj Islam Ismajlit.
Ky konflikt ka sjellë dhe ngjarjen kriminale të ndodhur mesditën e së mërkurës, ku në shenjë hakmarrje, djali i Islamit, Fatbardhi ka qëlluar 3 herë me armë në drejtim të Armando Pregës./Limit.al