Limit.al ndan me ju një koleksion me fjalë të urta nga mençuria baske:

  • Nuk është e vështirë ta shpjegosh botën, e vështirë është ta transformosh atë.
  • Populli mund të ketë një shpirt, një zemër, një kraharor, që e qet përpara, por mjerë ai nëse ka vetëm një palë tru.
  • Nuk ka krizë që akademikët mos t’i përgjigjen me një seminar.
  • Nuk ka shpresa për një civilizim, i cili e fillon çdo ditë me tingullin e orës së alarmit.
  • Njerëzit që mendojnë se jeta është një shtrat i trëndafilave, zakonisht ankohen nga fjetja në gjemba.
  • Njeriu duhet të bëhet doktor i vetes.
  • Njeriu i gëzuar është si dielli, shndrit aty ku depërton.
  • Njeriu mund të lajkatojë sa të dojë, por duhet të martohet kur të jetë e shkruar.
  • Një burrë realisht i pasur, është ai të cilit fëmijët i hidhen me vrap në krahë kur i ka duart bosh.
  • Një mësimdhënës i mirë është si një qiri. Ai konsumon veten e tij për t’ua ndriçuar rrugën të tjerëve.
  • Një ves i mohuar është dy herë më i pranishëm. Pa u futur në shpirt mirësia nuk është e tillë.
  • Pak vlejnë sytë, nëse mendja është qorre.
  • Për të qenë i lumtur njeriu duhet të jetë shumë naiv. Vetëm të marrët janë të lumtur.
  • Për të sunduar: armiqtë t’i kthesh në miq dhe t’i mbash sa më afër që të jetë e mundur.
  • Përfitimet e padrejta të mbushin xhepat, por të nxijnë faqet.
  • Përparimi i një kombi shkon krahas me atë të femrës. Femra është ajo që lind, rrit dhe i edukon fëmijët. Ajo lidh plagë shtati dhe zemre. Ajo është burim i pashtershëm ngushëllimi, dashurie dhe dhembshurie.
  • Përsosmëria s’ka kurrë fund.
  • Përvoja është mësuesi më i mirë.
  • Po të studiojmë historinë e një kombi të pazhvilluar, bindemi, se kjo fatkeqsi ka ardhur nga padituria.
  • Politika është marrëveshje.
  • Politikanët që ankohen në media janë si kapitenët e anijeve që ankohen nga deti.
  • Progresi lind nga idea dhe gjithçka që është e nevojshme është edhe e mundur.
  • Prova më e mirë e dashurisë është besimi.
  • Proverbat nuk janë kurrë të gabuara.
  • Pushteti korrupton disa, kurse dobësia korrupton shumë.
  • Puthjet e buzëve nuk vijnë gjithmonë nga zemra.
  • Puthjet e vjedhura janë të ëmbla.
  • Qendrimi i ashpër është përcjellësi i vdekjes, ndërsa butësia është përcjellëse e jetës.
  • Qeshja është ilaçi më i mirë.
  • Regjime “patriotike” vetëm sa për demagogji dhe të korruptuar sjellin ndonjëherë rrënim shpirtëror më shumë se një pushtim i huaj.
  • Rruga e shkurtër shkurton jetën.
  • Rruga më e sigurtë për të krijuar lumturinë, është ta përfshish veten tënde në një çështje më të madhe se vetja.
  • S’mund të blihet asgjë vetëm me një falenderim.
  • S’ka dashuri pa xhelozi.
  • S’mjafton të vraposh shumë po nuk u nise në kohë.
  • Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmblën dhe zemra të mirën.
  • Sytë janë dritaret e shpirtit.
  • Shkenca pa ndërgjegje është vdekja e shpirtit.
  • Shumë melodi të bukura luhen nga një violinë e vjetër.
  • Të besojmë duke dyshuar dhe të dyshojmë duke besuar.
  • Të drejtosh do të thotë të shërbesh.
  • Të jetosh do të thotë të mendosh.
  • Të mësosh është hapi i parë, të jetosh është vetëm i dyti.
  • Të rrallë janë ata, të cilëve nderimi u është më i dashur se paratë.
  • Thuaje të vërtetën, por pastaj ik shpejt.
  • Uria është kuzhinieri më i mirë.
  • Urrejtjen dhe neverinë bashkëshortja e tregon hapur, dashurinë e fsheh edhe dyzetë vjet.
  • Urrejtja nuk ndalet nga urrejtja, në asnjë kohë, urrejtja pushon nga dashuria: ky është ligji i përjetshëm.
  • Vetëm ai që nuk mund të flejë e di sa e gjatë është nata.
  • Vetëm liria i jep gjallëri e kuptim jetës, vetëm me të shpërthejnë të gjitha aftësitë e forcat pozitive që e çojnë shoqërinë njerëzore drejt majave më të larta të artit, shkencës, prodhimit dhe mendimit njerëzor.
  • Vetëm virtyti nuk merret dhe jepet si dhuratë.
  • Zemra që dashuron mbetet gjithnjë e re.