UÇK-ja në Hagë/ Trupi gjykues urdhëron: Jo dëshmi private, seancat të zhvillohen publikisht

HAGË– Gjykata e Hagës ka kërkuar këtë mërkurë që seancat gjyqësore ndasj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të bëhen publike dhe jo si është vepriar deri më tani me seanca të mbyllura.  Kjo u bë me dije këtë të mërkurë gjatë seancës.

Trupa gjykuese u kujtoi palëve se, në përputhje me nenin (21)(2) të Ligjit, të akuzuarit gëzojnë të drejtën për gjykim të drejtë dhe publik dhe gjithashtu është në interesin e publikut që ky proces të zhvillohet, për aq sa është e mundshme, në mënyrë publike.

Po ashtu u kujtoi se në urdhrin mbi zhvillimin e procedurave thuhet se palët dhe pjesëmarrësit duhet të respektojnë karakterin publik të procesit gjyqësor.

Sot në seancën e radhës po dëgjohet dëshmitari i pestë, por përsëri dëshmia e tij po zhvillohet me dyer të mbyllura. Trupi Gjykues lëshoi urdhër duke kërkuar parashtrime nga palët, deri më 31 maj, në lidhje me hapat konkretë që mund të merren nga palët dhe trupi gjykues për të siguruar që këto procedura të jenë publike në shkallë më të lartë./Limit.al