Ballina Kryesore Donuts me çokollatë- Të shijshme, të buta dhe pa gjalpë

Donuts me çokollatë- Të shijshme, të buta dhe pa gjalpë

Përbërësit: 400 gr miell, 1 pluhur pjekës, 1 gotë qumësht, 50 gr sheqer, pak kripë, 1 vezë, 2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja: Në një tavolinë të pastër shtoni miellin, pluhurin pjekës, sheqerin, kripën dhe vezën. Filloni e punoni gradualisht. I shtoni qumështin dhe vajin e ullirit.

Punojeni derisa brumi të bëhet një masë kompakte dhe e lini mënjanë të pushojë për 30-45 minuta.

Hapeni petën me ndihmën e një petëze. Peta duhet të jetë pak e trashë. Filloni e prisni donuts-at me ndihmën e formave specifike. Filloni i skuqni një e nga një në një tigan me vaj të nxehur luledielli.

Për t’i dhënë një shije të veçantë i zhysni donuts-at në një pjatë me çokollatë të bardhë ose të zezë të shkrirë me pak qumësht.

Sipër i spërkasni me copëza biskotash, copëza frutash, çokollatash me ngjyrë e një sërë opsionesh të tjera sipas dëshirës.

Donuts janë gati për t’i shijuar.

T’ju bëjë mirë! /Neps.al /Limit.al