Përbërësit: 700 gr patate, 3 kokrra vezë, 100 gr djathë të bardhë, 1 kokërr qepë, 150 gr proshutë, 2 speca, 4 lugë gjelle miell, 80 gr djathë kaçkavall, kripë, piper i zi, rigon

Përgatitja: Qëroni qepën, patatet dhe i grini imët në një rende. Në një enë bashkoni qepën, pataten, kripën, piperin, rigonin, vezën, miellin, proshutën dhe i përzieni mirë.

Në një tavë ku i keni vendosur një letër pjekjeje shtoni masën e përgatitur.

Sipër tartës vendosni specat e prera në copa të vogla dhe djathin e grirë. E fusni tartën në furrë për 30-35 minuta në temperaturë 180⁰.

Ju bëftë mirë!  /Neps.al /Limit.al