Mbyllet numërimi për këshilltarë në 31 bashki! PS ‘dominon’! PSD kthehet në faktor në veri! ‘BF’ në revansh

TIRANË– Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për këshilltarët bashkiakë në 31 bashki të vendit. Limit.al ju sjel listën e plotë të rezultateve të deri tanishme. Siç mund të shihet Partia Socialiste ka dominancë pothuajse në të gjitha bashkitë ndërsa ajo që bie në sy është rezultati i lartë që Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi ka marrë në këto zgjedhje në bashkitë e veriut të vendit si Shkodër, Has, Pukë (shumicë) dhe në vende të tjera. “Bashkë Fitojmë” ka marrë një rezultat të dobët sa i përket votave që përkthyer në mandate e nxjerrin në vend të dytë ndërsa në disa raste dhe të fundit.

LISTA E PLOTË:

  1. Bashkia Shkodër: Ka 51 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 18 mandate. E dyta është “BF” me 13 mandate që ndiqet nga PSD me 12 mandate. PD zyrtare e Alibeajt ka marrë 5 mandate, ndërsa nga 1 mandat kanë fituar ALD, FRD dhe PLL.
  2. Bashkia Has: Ka 21 mandate. PS merr 4 mandate, “BF” 3 mandate, PSD, Aleanca Progresiste LZHK dhe PAA nga 2 mandate. Partia e Gjelbër, PKKA, PR, PLL, AAK, Balli Kombëtar, PD dhe PDIU nga 1 mandat.
  3. Bashkia Fushë Arrëz: Ka 15 mandate për Këshill Bashkiak. Rezulton e para Partia Socialdemokrate me 13.22% të votave. E përkthyer në mandate, PSD ka fituar 3 mandate. Po njësoj ka fituar edhe PAA-ja që ka marrë 13.06% të votave. Partia Socialiste dhe Partia Kristian Demokrate kanë fituar nga 2 mandate. Ndërsa nga 1 mandat kanë marrë “Bashkë Fitojmë”, PDIU, ALD, PD dhe FRD.
  4. Bashkia Pukë: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. Edhe këtu kryeson PSD me 4 mandate. Partia Socialiste dhe Aleanca Arbnore Kombëtare kanë marrë nga 2 mandate. Nga 1 mandat shkon për “BF”, PD, FRD, PADSH, Partia Demokracia Sociale, Fronti i Majtë dhe Partia Balli Kombëtar.
  5. Bashkia Klos: Ka gjithsej 21 mandate për Këshill Bashkiak. 6 mandate shkuan për PS, nga 2 për “BF” dhe AAK dhe nga 1 për PD, PDK, PR, ADS, PASH, FRD, Partia e Gjelbër, PUK, PADSH, LPSH, PKKA.
  6. Bashkia Mat: Ka 21 mandate në Këshill Bashkiak. PS ka fituar 9 mandate. Ndiqet nga PSD me 3 mandate dhe “BF” e PD me nga 2 mandate. Nga 1 mandat për PAA, FRD, AAK dhe PDS.
  7. Bashkia Vorë: Ka 21 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 13 mandate, “BF” 4 mandate, PAA 2 mandate dhe nga 1 mandat kanë marrë FRD dhe PR.
  8. Bashkia Kamëz: Ka 41 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 19 mandate, “BF” 11 mandate, PD 3 mandate, PSD dhe FRD nga 2 mandate dhe nga 1 mandat PR, PAA dhe PLL.
  9. Bashkia Elbasan: Ka 51 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 28, “BF” 12 mandate, PD 7 mandate dhe nga 1 mandat PD, PSD, Partia e Gjelbër dhe PDIU.
  10. Bashkia Cërrik: Ka 21 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 11 mandate, “BF” 3 mandate, PD 2 mandate dhe nga 1 mandat Partia e Gjelbër, Aleanca Progresiste LZHK, PLL, PSD, PAA.
  11. Bashkia Gramsh: Ka 21 mandate në këshill. 6 prej tyre shkuan për Partinë Socialiste. Partia e Gjelbër ka marrë 4 mandate. “BF” dhe Partia e Reformave Demokratike Shqiptare kanë nga 2 mandate. Nga 1 mandat shkon për PR, PD, AAK, PLL, PSD, BD dhe ADS.
  12. Bashkia Peqin: Ka 21 mandate në Këshillin Bashkiak. Shumicën e mandateve i ka marrë PS me 9 të tilla. Ndjek “BF” me 4 mandate, PD me 3 mandate, PR me 2 mandate dhe nga 1 mandat PAA, PSD dhe ALD.
  13. Bashkia Prrenjas: Ka 21 mandate në Këshill Bashkiak. 9 mandate i fiton PS, nga 3 mandate PSD dhe “BF”, 2 mandate PD dhe nga 1 mandat Partia e Gjelbër, ADS, PADSH dhe PDS.
  14. Bashkia Pustec: Në këshillin bashkiak ka 15 mandate. PS ka fituar 5 mandate, “BF” ka fituar 4 mandate. 3 mandate i ka marrë Aleanca Maqedonasve për Integrimin Europian ndërsa nga 1 mandat ka shkuar për PSD, PAA dhe PDS.
  15. Bashkia Berat: Ka 31 mandate për Këshill Bashkiak. PS-ja ka fituar 20 mandate, “BF” 7, PD 3 dhe PDIU 1.
  16. Bashkia Lushnje: Ka 41 mandate në Këshillin Bashkiak. 24 mandate i ka fituar PS-ja. 7 mandate i ka fituar “BF” ndërsa 4 i ka marrë PD. 2 mandate për PSD-në ndërsa PR, PDIU, PAA dhe PLL kanë marrë nga 1 mandat.
  17. Bashkia Dimal: Ka 21 mandate në Këshill. Ps ka fituar 11 mandate. PD-ja ka fituar 4. “BF” ka marrë 3 mandate ndërsa PAA, PSD dhe PR kanë marrë nga 1 mandat.
  18. Bashkia Roskovec: Ka 21 mandate në Këshillin Bashkiak. PS-ja mori 12 mandate. “BF” fitoi 7 ndërsa nga 1 fituan Partia Balli Kombëtar dhe PDIU.
  19. Bashkia Skrapar: Ka 15 mandate në Këshill. 8 i ka marrë PS-ja dhe 5 koalicioni “BF”. Nga 1 mandat për PSD dhe PR.
  20. Bashkia Tepelenë: Ka 15 mandate në Këshill Bashkiak. 11 mandate i ka marrë PS. Nga 1 mandat shkoi për “BF”, PSD, PR dhe PD.
  21. Bashkia Selenicë: Ka 21 mandate në Këshill Bashkiak. 7 mandate i ka fituar PS. Nga 2 mandate kanë marrë ALD, PSD, PD, PAA, PADSH dhe Partia e Gjelbër. “BF” dhe PR kanë marrë nga 1 mandat.
  22. Bashkia Memaliaj: Ka 15 mandate në Këshill Bashkiak. 7 mandate i ka marrë PS, 3 BF, 2 PD dhe nga 1 mandat PSD, PAA dhe PDS.
  23. Bashkia Poliçan: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 13 mandate ndërsa “BF” dhe PD nga 1 mandat.
  24. Bashkia Kolonjë: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 10 mandate, “BF” dhe PAA nga 2 mandate ndërsa PR 1 mandat.
  25. Bashkia Libohovë: Ka gjithsej 15 mandate. PS ka fituar 8 mandate, “BF” 5 mandate dhe PD 2 mandate.
  26. Bashkia Këlcyrë: Ka gjithsej 15 mandate. 3 mandate i ka fituar PS, ndërsa nga 1 mandat kanë fituar “BF”, PDIU, PADSH, ALD, ADK, PR, Aleanca Progresiste LZHK, PAA, PD, PSD, LRE, PASH.
  27. Bashkia Përmet: Ka 15 mandate në këshill. 8 i ka fituar Partia Socialiste. PSD ka marrë 2 mandate ndërsa “BF”, ABDE, PD, PLL dhe ADK nga 1 mandat.
  28. Bashkia Delvinë: Ka gjithsej 15 mandate. PS ka fituar 8 ndërsa “BF” dhe PSD nga 3 mandate. 1 mandat shkon për PD.
  29. Bashkia Dropull: Ka 21 mandate në Këshillin Bashkiak. 15 i ka fituar PS, ndërsa BF ka fituar 3. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA) ka fituar 2 mandate. 1 mandat shkon për PDS.
  30. Bashkia Himara: Ka 21 mandate në Këshill Bashkiak. PS ka fituar 9 mandate. Ndiqet nga “BF” me 7 mandate. MEGA, PD, AAK, LZHK, PSD kanë marrë nga 1 mandat.
  31. Bashkia Konispol: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. PS fiton 7 mandate, “BF” 3 mandate, PDIU 2 mandate dhe nga 1 mandat për PD, PR dhe PLL./Limit.al