VENDORET/ PS ‘rrëmben’ Këshillat Bashkiakë në Vlorë e Elbasan

TIRANË– Ka nisur numërimi i kutive të para të votimit për anëtarët e Këshillave Bashkiakë në bashkinë e Vlorës. Deri më tani janë numëruar gjysmat e qendrave të votimit dhe Partia Socialiste ka marrë 60.50% të votave që përkthehen në 34 mandate. “Bashkë Fitojmë” 16.09% të votave ose 9 mandate, 6.37% ose 3 mandate PD, 2.27% ose 1 mandat PPA, 2.35% ose 1 mandat PR, 1.82% ose 1 mandat PDS, 3.27% ose 1 mandat LZHK.

Në Selenicë, PS kryeson me 43.10% përkthyer në 12 mandate. Bashkë Fitojmë” 6.50% të votave ose 1 mandat. Ndërkohë, 5.56% të votave ose 1 mandat ka PD, 9.70% ose 2 mandate PAA, 9.19% ose 2 mandate PSD, 3.63% ose 1 mandat PDIU dhe 4.85% ose 1 mandat PBK.

Në Delvinë kryeson PS me 47.07% të votave ose 8 mandate. “Bashkë Fitojmë” ka 15.63% të votave ose 3 mandate. 11.91% ose 2 mandate PSD, 9.18% ose 1 mandat PD dhe 8.40% ose 1 mandat PDIU. Në KonispolFiniqSarandë dhe në Himarë ende s’ka nisur numërimi.

ELBASAN:

Ndërsa në Bashkinë e Elbasanit ka përfunduar numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Raportohet se PS ka marrë shumicën, 49.62% që përkthehet në 28 vende, 12 vende ose 22.59% i ka marrë ”Bashkë Fitojmë”, 12.98% ose 7 vende për PD, 2.39 % ose 1 mandat për PSD, 2.28% ose 1 mandat për PDS, 1.87% ose 1 mandat për PDIU dhe 1.93% përkthyer në 1 mandat për Partinë e Gjelbër.

Në Cërrik, PS ka marrë 12 mandate ose 47.5% të viotave kur janë numëruar 17 kuti nga 58 gjithsej. ”Bashkë Fitojmë” është në kuotat e 10.68% përkthyer në 2 mandate, 11.42 % ose 2 mandate për PD. Partitë e tjera që marrin nga një mandat janë PAA, PDS, LZHK, PDIU dhe Partia e Gjelbër.

Në Librazhd janë numëruar 14 QV nga 55 në total. Deri më tani 12 mandate i merr PS me 43.3% të votave, 2 ”Bashkë Fitojmë”, 2 PD, 1 PPA, 1 Partia Republikane Shqiptare, 1 PDS, 1 Aleanca Liberale e Djathtë dhe 1 Partia e Gjelbër.

Në Peqin janë  numëruar vetëm 4 QV nga 46. ”Bashkë Fitojmë” ka 6 mandate, PS 7 mandate, 4 PD, 3 PSD, 1 PDIU. Por është ende herët për të pasur një ide të qartë.

Në Gramsh janë numëruar 6 QV nga 48. PS prin me 25% që përkthehen në 7 mandate, 3 mandate merr ”Bashkë Fitojmë”, 2 PD dhe nga një PR, PSD dhe 1 Partia Lëvizje e Legalitetit

Në Belsh ende s’ka nisur numërimi.

Në Përrenjas janë numëruar vetëm 6 QV nga 39. PS është e para me 26% të votave ose merr 7 mandate nga 21.  6 i merr PSD, 2 BF, 1 PR, 1 Partia Lëvizja e Legalitetit, 1 PDS, 1 PD dhe 2 Partia e Gjelbër./Limit.al