BEOGRAD– Pas Prishtinës, këtë të premte i Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka udhëtuar drejt Serbisë ku është takuar me presidentin Aleksdandër Vuçiç, me të cilin ka pasur një takim “kokë më kokë”.
Pas përfundimit të takimit Vuçiç deklaroi se ia ka përcjellë shqetësimin e tij për situatën në Kosovë, “veçanërisht në veri”.
Aleksandër Vuçiç: I thashë ndërmjetësuesit evropian se shqetësimi im buron nga nevoja e Albin Kurtit (kryeministri i Kosovës) për të provokuar incidente dhe konflikte.
Ndërkohë Miroslav Lajçak nuk bëri komente për të ndarë detaje nga takimi me Vuçiç. Një ditë më parë ai ishte në Prishtinë ku zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti. I dërguari i Bashkimit Europian po monitoron nga afër zbatimin e marrëveshjes që është vendosur dhe rënë dakord në Bruksel dhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë./Limit.al