Për këtë recetë na nevojiten: 2 speca, 2 patëllxhan, 2 domate, kripë, piper, vaj ulliri, 2 qepë, 200 gr mish të grirë viçi, 2 filxhan kafe oriz, hudhër, nenexhik

Përgatitja: I pastrojmë në mes perimet dhe i bëjmë gati për mbushje, i hedhim kripë dhe vaj ulliri.
I kalojmë në furrë për 15 min, sa të marrin pak skuqje.

Ndërkohë përgatisim mbushjen. Në një tigan me vaj ulliri, shtoni 2 qepë të grira imët dhe meset e perimeve që hoqëm përveç domateve. Shtojmë 1 lugë çaji kripë e piper të zi dhe e kavardisim derisa të zbuten paksa, përreth 7 minuta.

Më pas shtojmë 200 gr mish viçi të grirë dhe e  kavardisim sa të ndryshojë ngjyrë.
Shtojmë meset e domateve që hoqëm të grira+ 1 domate të pastruar nga lëkura dhe 1 lugë gjelle salcë domateje.
I kavardisim derisa domatet të zbuten.

Shtojmë 2 filxhanë kafe oriz, 1 gotë e gjysëm lëng mishi është e mira sepse i jep shumë shije (por mund t’a zëvendësoni me ujë), 5 thelb hudhër dhe rreth 10-15 gjethe nenexhik.

E lemë në zjarr sa të zbutet pak orizi.
Mbushim perimet që kishim në furrë. Me mbushjen që tepron mbushim pjesët anash tyre. I kalojmë në furrë sa të thahet i gjithë lëngu e derisa të marrë ngjyrë në sipërfaqe.

Ju bëftë mirë! /Limit.al