Receta: 1 kg kofsha pule
Për marinimin: 3 lugë gjelle salcë soje, 1 lugë gjelle mustardë, 1 lugë gjelle keçap, 1 lugë çaji hudhër pluhur, 1 lugë çaji paprika, 2 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja: Përziejmë mirë dhe kalojmë kofshat në tasin e marinimit, përziejmë mirë në mënyrë që të gjitha kofshat të marrin nga marinimi, i mbulojmë me qese kuzhine dhe i lëmë në frigorifer të marinohen për dy orë.
Më pas në një pjatë shtojmë gjysëm gote miell gruri, 3-4 lugë gjelle miell misri, gjysëm luge çaji paprika, gjysëm luge çaji pluhur hudhre dhe gjysëm luge kripë. I trazojmë mirë.
I kalojmë kofshat në miellin e përgatitur. Më pas i kalojmë në një tas me ujë të ftohtë dhe përsëri në miell. Këtë gjë e bëjmë për të gjitha me rradhë.
Më pas shtojmë në tigan vaj të bollshëm (aq sa mbulohen) dhe i lëmë të skuqen në zjarr mesatar rreth 15 min.
Ndërkohë përgatisim edhe salcën sweet chilly:
Në një tenxhere të vogël shtojmë gjysëm gote ujë, gjysëm gote uthull të bardhë, më pak se gjysëm gote sheqer, 1 lugë çaji kripë, 2 lugë çaji spec djegës i grirë, 2 lugë çaji keçap, 1/2 lugë çaji pluhur hudhre.
I vendosim në zjarr dhe i lemë 5 minuta pasi marrin valë.
1 lugë çaji niseshte e hollojmë me pak ujë dhe e shtojmë tek salca. E lëmë derisa trashet dhe e kemi gati. Pjesën që ju mbetet nga salca ruajeni në frigorifer.
Kofshat e pulës me salcën janë gati.
T’ju bëjë mirë! /Limit.al