Kapiteni Taulant Xhaka asist me “aromë” kualifikimi për Baselin, West Ham mund me përmbysje AZ Alkmaar

Baseli i kapitenit Taulant Xhaka arriti një fitore të madhe me përmbysje, ndaj Fiorentinas në Itali, në duelin e vlefshëm për gjysmë-finalen e Conference League.
Skuadra zvicerane arriti të përmbysë sfidën në ‘Artemio Franchi’, pasi u gjend në disavantazh në minutën e 25-të, me golin e realizuar nga Arthur Cabral.


Baseli reagoi në pjesën e dytë, i ndihmuar edhe nga lojtari kuqezi. Në minutën e 71-të, kapiteni Xhaka dha asistin për Diouf, i cili vendosi baraspeshën.

Përmbysja e madhe e të besuarve të Vogel erdhi në minutën e 93-të. Amdouni çoi në delir tifozët zviceranë, duke shënuar golin e përmbysjes.

Gjithçka mbyllet 1-2. Me këtë rezultat, Baseli hedh një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe, që do të zhvillohet më 7 qershor, në impiantin ‘Fortuna Arena’ të Pragës.
Sukses me përmbysje edhe për West Ham, që mposhti holandezët e AZ Alkmaar me rezultatin 2-1.
Reijnders zhbllokoi takimin në minutën e 41-të për Alkmaar.

Në pjesën e dytë anglezët ‘zgjohen’ dhe kthejnë gjithçka në favorin e tyre.
Benhrama barazoi shifrat në minutën e 67-të, duke shfrytëzuar mjaft mirë një 11-metërsh.

Antonio vulosi fitoren e West Ham në minutën e 76-të, duke i çuar shifrat në 2-1./Limit.al