‘New York Times’ s’i ndahet Vuçiç, i kundërpërgjigjet pas AKUZAVE

SERBI– Prestixhozja amerikane “New York Times” i është përgjigjur këtë të enjte deklaratave të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili përgënjeshtroi një artikull të botuar më parë nga Times madje duke hedhur dhe akuza mbi autorësinë e shkrimit.  Në përgjigjen e saj për portalin Nova.rs. “New York Times” theksoi se teksti i publikuar është bazuar në fakte, në dhjetëra intervista, dokumente, transkripte gjyqësore dhe raportime rigoroze në terren nga Robert Worth.

Ney York Times: Artikulli i New York Times mbi gjyqin serb dhe lidhjet midis lidershipit më të lartë të vendit dhe bandave të dhunshme të drogës bazohet në dhjetëra intervista, dokumente, transkripte gjyqësore dhe raportime rigoroze në terren nga Robert Ëorth. Çdo insinuatë tjetër është e rreme.

Në artikullin e publikuar nga New York Times shkruhej se presidenti serb ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave kriminale të cilat sipas artikullit janë fuqizuar gjatë qeverisjes së tij. Po ashtu përmenden hollësi rreth krimeve të kryera nga grup kriminal i Veljko Belivuk udhëheqësi i të cilit thotë se i ka shërbyer pushtetit të presidentit Vuçiç.

“Kryetari i bandës ishte një huligan i madh, një tregtar kokaine, Veljko Belivuk, i akuzuar për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera të rënda. Është përmendur se ai ka marrëdhënie të mira me policinë dhe shërbimet e inteligjencës. Ai dhe njerëzit e tij janë fotografuar në shoqërinë e njerëzve të fuqishëm, mes të cilëve edhe djali i presidentit, Danilo Vuçiç”, thuhet në shkrim.