Sana Marin, ish-kryeministrja e Finlandës ka njoftuar se po divorcohet nga bashkëshorti Markus Raikkonen pas 19 vitesh së bashku.
Lajmin e kanë dhënë të dy nëpërmjet dy postimeve identike, secili në profilin e tij në Instagram.
Ata zgjodhën që të publikonin një foto së bashku, të qeshur, në të cilën shkruanin: “Kemi kërkuar divorcin, me pëlqimin e përbashkët. Jemi mirënjohës për 19 vitet që kaluam bashkë dhe për vajzën tonë të dashur. Jemi ende miq shumë të mirë. Do të vazhdojmë të kalojmë kohë bashkë si familje dhe me njëri-tjetrin. Shpresojmë që do të respektoni privatësinë tonë. Nuk do të komentojmë pyetje të tjera”.
Marin dhe burri i saj kanë një vajzë 5 vjeçare, Emma Amalia Marin dhe u martuan tre vjet më parë, në gusht të 2020-ës, në mes të pandemisë.
37-vjeçarja Marin, e cila u mund të zgjedhjet e muajit të shkuar, në vitin 2019-të, në moshën 34-vjeçare, u bë kryeministrja më e re në botë. Gjatë mandatit të saj, Sanna Marin e futi Finlandën në NATO, megjithatë kjo nuk mjaftoi për t’u rizgjedhur për një mandat të dytë.
Emri i Marin u përfshi në një sërë skandalesh për festat e furishme që ajo mori pjesë gjatë mandatit të saj si kryeministre. Gushtin e kaluar, videot që bënë xhiron e internetit tregonin Sana Marin duke u argëtuar me miqtë e saj, gjë që shkaktoi reagime të shumta.
Opozita foli në atë kohë edhe për përdorimin e drogës. Në video, politikania e re shihej duke kërcyer me miqtë e saj. Po ashtu u komentua edhe paraqitja e saj në festivalin Flow në Helsinki./ Limit.al